VIDEO / Rama pret boksierin Nelson Hysa: “Albanian Eagle” që nuk njeh humbje

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri boksierin shqiptar Nelson Hysa, pas fitores së tij spektakolare ndaj norvegjezit Thomas Narmo.
“Nelsoni, the Albanian Eagle që nuk njeh humbje, dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni, që luftojmë veç për fitore”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë edhe momente nga takimi me boksierin.
Dy ditë më parë, Hysa triumfoi përballë Thomas Narmos në O2 Arena të Londrës. Boksierit 41-vjeçar shqiptar i mjaftuan vetëm dy raunde për të mposhtur kundërshtarin norvegjez.
Me këtë rezultat, Nelson Hysa vijon të mbetet i pamposhtur në boksin profesionist, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij.
Nelson Hysa është shqiptari i parë që është ngjitur në ring për të luftuar për titullin e kampionit të botës.