VIDEO/ Belind Këlliçi, Elda Hoti e Klevis Balliu “e djegin” në lokalet e natës në Tiranë, demokratët mblidhen bashkë dhe festojnë

Të rinjtë demokratë janë mbledhur bashkë në një nga lokalet e kryeqytetit ku dhe kanë kërcyer e festuar të gjithë bashkë. Në qendër të kësaj feste ishin figura të njohura të Partisë Demokratike si Belind Këlliçi, Elda Hoti, Besart Xhaferi dhe Klevis Balliu, të cilët u pritën me entuziazëm nga të rinjtë.

Ka qenë Balliu ai i cili në llogarinë e tij në “Instagram” ka postuar një video me momentet më të bukura të mbrëmjes dhe ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe motivimit për të ardhmen.

“Një mbrëmje me të rinjtë e Partisë Demokratike dhe me kolegët e mi, Elden, Belindin dhe Besin. Gjithmonë të bashkuar dhe të motivuar për më të mirën!”, shkruan Balliu.

Pavarësish disfatës në zgjedhjet e njëpasnjëshme, demokratët vazhdojnë të tregojnë se forca politike në të cilët ata bëjnë pjesë është “më e gjallë se kurrë”, me frymën e të rinjve të cilët do të jenë e ardhmja e PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT