FOTOLAJM/ Albin Kurti përshëndet serbët me shqiponjën dykrenare: Shqiptarët fitojnë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur fitoren historike të Shqipërisë kundër Serbisë në shtëpinë e këtyre të fundit teksa ka postuar foton e mbrëmjes. 

Ishte Rei Manaj, i cili shënoi golin e fitores, të cilin e festoi me simbolin e shqiponjës dykrenare duke tronditur serbët. 

“Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime! 

Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026”, shkruan Kurti. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT