Edi Rama u fut tmerrin! Zbardhen përgjimet TRONDITËSE të SPAK: “Rrumi” kërkonte eliminimin e Berishës dhe Dervishajt në këmbim të pronave në bregdet

Premtim për t’i dhënë prona në bregdet me qëllim eliminimin e kundërshtarëve. Kjo është një nga bisedat mes Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi i Shijakut, me Aldo Avdylin, përgjime të cilat i disponon SPAK.

Ajo çka kërkohet nga Rrumi i Shijakut, është fillimish eliminimi i Lulzim Berishës, më pas Mond Çekiçit dhe në fund Plarent Dervishaj. Bisedat mes palëve janë zhvilluar në shtator të vitit 2020.

Jo vetëm kaq. Avdyli i thotë Lahos që nëse Rama kandidon në Durrës, do ju prishë shumë punë e nuk bëjnë dot shumë dëme.

Edhe Rrumi i Shijakut ka të njëjtin shqetësim, ku i thotë Avdylit se Rama do i paralizojë dhe se i ka djegur shumë kandidimi i tij.

Përgjimet

“Kta e xhirojnë lojën e qytetit. Të tjerët pastaj janë pasiv, të parëndësishëm.”-shkruan Aleksandër Llaho.

Aldo Avdyli i përgjigjet: Po je fiks fare e vëlla. Kjo është, s’ta fut njeri ty për terren, e për mend. Po kanë mbaru ata, janë. Po Lul Çeke them unë, Lulit, i bim direkt, ai e don, vetëm vendose ti.

Rrumi i shkruan të heqin Edmond Çekiçin të parin, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

Aldo i shkruan: O vëlla duhen 10 viktima brenda vitit, po na erdhi ky Rama ktu, s’bëjmë dot shumë dëme se do na fiki.

Në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonnte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.

Rrumi i përgjigjet: Ajo më ka djegur shumë dhe mua, Rama. Po erdhi aty na paralizoi pak, e kam mendur direkt që atë ditë që e mora vesh.

Sipas SPAK, Rrumi i ofron Avdylit në këmbim sipërfaqe të lakmueshme pronash në bregdet. SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, pasi zbuloi një skemë tjetërsimi pronash në bregdet.

Në grup bënin pjesë edhe vëllai i tij Vullnet Muçës, shoferi Agron Bejdolli si dhe Vlash Brahja. SPAK hodhi dritë edhe mbi vrasjen e Edmir Bregut për motive hakmarrje të urdhëruar nga Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli. Në vrasje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Enea Kume vëllai i deputetit socialist Loer Kume, raporton Balkanweb.

“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT