“Tirana nuk mund të presë”, Rama: Kush komenton dekretin e Begajt, s’ia ka idenë e Kushtetutës së Rusmalit

Kryeministri Edi Rama ka kthyer sezonin e 5-të të podcast-it “Flasim”. E ftuara e tij e parë për këtë sezon është kandidatja e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Rama: Shqipëria e la stafetën Danimarkën për Samitin e komunitetit politik europian. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nismin me mbylljen e kapitujve.

Këtë javë celëm një marrëveshje të re me Politeknikun për punën praktike të brezit të ri. OSHEE ka krijuar deri tani mbi 300 mundësi punësimi.

Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës do votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues. Në tiranë janë të jashtëzkonshme për disa arsye. Mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standard të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë. Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit,  këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi macabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT