Shokon ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Shqipëria të afrohet me Rusinë, miqtë nuk janë të përjetshëm

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Holandë e SHBA, Fatos Tarifa, ka deklaruar se nuk duhet të trembemi nga afrimi i marrëdhënieve të ngushta me Turqinë dhe Rusinë.I ftuar në emisionin “Arena”, Tarifa tha se Rusia është një fuqi e madhe dhe Tirana duhet t’i mbajë marrëdhëniet me të.“Që Turqia është konsideruar partner strategjik, është gjë e mirë për mendimin tim, është një politikë vizionare.Nuk e shoh në asnjë lloj shqetësimi një prani turke këtu dhe një marrëdhënie më të ngushtë.Është një fuqi e madhe në rajon.Unë nuk do të shihja me shqetësim as një riafrim me Rusinë.Rusia është një fuqi e madhe.Lordi Palmerson thoshte që popujt nuk kanë miqësi të përjetshme, kanë interesa të përjetshme”, deklaroi Tarifa.Më tej Tarifa deklaroi se duhen ruajtur edhe marrëdhëniet me SHBA-në, mirëpo kujtoi marrëdhëniet e ngushta që shteti më i fuqishëm në botë ka me Arabinë Saudite, të cilin e cilësoi si një vend despotik.“Ne duhet të nisemi nga interesat kombëtare, të cilat kërkojnë të ruajmë marrëdhënie të mira me fuqitë e mëdha, padyshim me SHBA-në.Aleati më i ngushtë i SHBA-së në Lindjen e Mesme është Arabia Saudite, vendi më despotik që mund të gjesh.Unë do të shqetësohesha për çdo inusencë që nuk i shkon për shtat interesave ekonomike dhe sociale të Shqipërisë”, u shpreh Tarifa./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT