Zbulohen emrat e 12 zyrtarëve që do të negociojnë me Greqinë
Reporttv zbulon emrat e 12 zyrtarëve shqiptarë që do të negociojnë me palën greke për marrëveshjen e kufirit detar. Lista me emrat që përbëhet nga ekspertë dhe zyrtarë të institucioneve i është dërguar Presidentit Ilir Meta. Në listë janë Armand Skapi nga Ministria e Jashtme, Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare, Aida Hajna- zv/drejtoresha e Policisë, Qirjako Qirko aktualisht ambasador në Londër, njohës i mirë i dosjes me Greqinë, por edhe ekspertë nga Instituti i Arkeologjisë, Gjeografisë dhe Gjeo-Hapësirës.
Tashmë pritet përgjigja e Presidentit Ilir Meta, nëse janë plotësuar të 10 kushtet që kërkoi për të dhënë autorizimin për plotfuqinë për nisjen e negociatave me Greqinë për një marrëveshje për kufirin detar. Kryeministri Rama u shpreh mbrëmë se pas sqarimeve, pret që Meta të bëjë detyrën duke dhënë autorizimin për negociatat. “Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problemet me Greqinë, të nënshkrimit të një marrëveshje të re” deklaroi ai.
12 negociatorët e Shqipërisë
Armand Skapi -Ministria e Jashtme
Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare
Artur Mecollari
Arsen Mullai
Viktor Doda
Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN
Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër
Elira Koka- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë
Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës
Kush ishin 10 kushtet e Metës për të marrë plotfuqinë
Para marrjes së plotfuqisë duhet të miratohet më parë në parim një projektmarrëveshje nga Këshilli i Ministrave.
Ministria e Jashtme duhet të përgatisë një projektmarrëveshje.
Ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara.
Jepen arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes.
Jepen përparësitë e marrëveshjes
Jepen rezultatet e pritshme të marrëveshjes.
Jepen efektet financiare që rrjedhin nga zbatimin e marrëveshjes.
Jepet përputhshmëria me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare.
Bëhet evidentimi dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes.
Pas marrjes së mendimeve, ministria kompetente bashkërendon e reflekton në tekst propozimet dhe komentet e institucioneve të përmendura./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!