Fischer: Ja pse Zogu mori titullin ‘Mbret i Shqiptarëve’
Titulli ‘Mbret i Shqiptarëve’ nuk e kufizonte mbretërimin e Zogut vetëm brenda Shqipërisë, por përbënte një rivendikim për shqiptarët e mbetur nën Jugosllavi dhe Greqi.Me 1 shtator të vitit 1928, Ahmet Zogu do të vetëshpallej si ‘Mbret i Shqiptarëve’. Ky akt, ligjshmëria e të cilit diskutohet edhe sot e kësaj dite, pati zgjuar një ciklon reagimesh për një arsye tjetër. Një titull si ky nuk e kufizonte mbretërimin e Zogut vetëm brenda Shqipërisë, por edhe përbënte një rivendikim për shqiptarët e mbetur nën Jugosllavi dhe Greqi.Portali Konica.al sjell dy interpretime të historianëve të huaj mbi këtë çështje, atë të Miranda Vickers dhe Bernd Fischer.Studiuesja britanike Vickers përmend reagimin e jugosllavëve dhe frikën e tyre se titulli i Zogut do të ngjallte ndjenja separatiste mes shqiptarëve në Kosovë:“Duke qenë i pasigurt për shkallën e mbështetjes publike, Zogu vendosi që mbretëria do t’i jepte regjimit të tij më shumë siguri dhe vazhdimësi sesa një formë republikane e qeverisë. Prandaj, më 1 shtator 1928, Zogu hoqi dorë nga emri i tij turk Ahmet si dhe nga ‘u’ e Zogu, dhe e shpalli vetën si ‘Zog I, Mbreti i Shqiptarëve’. Ky titull nguci pezmatimin e Beogradit. Derisa jugosllavët nuk kishin ndonjë kundërshtim për ‘Mbret i Shqipërisë’, ata e akuzuan Zogun se po nxiste prirjet irredentiste mes shqiptarëve të Kosovës, duke e emëruar veten ‘Mbret i të gjithë shqiptarëve’. Sidoqoftë, ata e njohën atë me qëllim që të mos e shtynin më tej drejt Italisë”.
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!