Si po e përpin toka fshatin shqiptar në Fushë-Arrëz? (VIDEO)

Prej 10 ditësh, 12 familje në fshatin Dardhë të Fushë -Arrëzit nuk futen dot në shtëpitë e tyre. Disa prej shtëpive janë bërë të pabanueshme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu ndërsa të tjerat rrezikojnë të shemben në çdo moment.Shtëpia e Kin Mirashit është më e dëmtuara. I shpëtuan vdekjes, por tashmë për të hyrë në atë që deri dje ishte gjithë jeta e tyre, mbetet vetëm dritarja, nga ku mundohet të shpëtojë çfarë i ka mbetur.Ai thotë për TCH:

Shtëpisë i ka ik balli i parë. Distancën e ka mbi 80 metra greminë. Apeli është vetëm ndihmë. S’di çfarë të them tjetër. Ndihmë, ndihmë kush të ketë mundësi! Fëmijët s’kanë nga me ik në shkollë. Ujë s’ka, dritë s’ka…”

Bashkëshortja e Kinit bashkë me fëmijët janë strehuar në kishën e fshatit, ndërsa banorët e tjerë, tek të afërmit.Gjendja dhe situata, siç mund të vihet re nga kronika e mëposhtme, është tepër e rëndë. Banorët apelojnë vetëm për ndihmë./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT