SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme “nuk njohin” Kuvendin e ri, Dumani dhe Çela braktisin…

Drejtuesi i SPAK-ut, prokurori Altin Dumani dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurori Olsian Çela nuk kanë marrë pjesë në punimet hapëse të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.
Siç shihet dhe në këtë fotografi të shkrepur nga gazetari dhe fotoreporteri Isa Myzyraj, dy karriget e krerëve më të lartë të akuzës shqiptare janë bosh dhe ata nuk kanë denjuar të shkojnë në lozhën e Kuvendit.
Karriget e tyre janë bosh dhe mbi tavolinë qëndrojnë, të shkruara në fletë të bardha formati A4, emrat e institucioneve që ata përfaqësojnë. Deri më sot, nuk ka pasur raportime se ata mund të jenë me detyrë jashtë vendit apo të kenë pasur ndonjë arsye tjetër i pengonte të ishin në seancë.
