Shehu: Mohimi i testimit, shteti shkel të drejat e njeriut për shëndet

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu shprehet se mohimi i të drejtës për t’u testuar nga institucionet e shtetit shqiptar përbën një shkelje të të Drejtave Universale të Njeriut!

“E drejta individuale e çdo qytetari për të realizuar ekzaminimet mjekësore që ai dëshiron, është një e Drejtë Universale, që në vendin tonë po shkelet. Testimi virusal (me tampon), apo ai imunologjik janë thjesht ekzaminime mjekësore të pa dëmshme, që çdo qytetar ka të drejtën t’i realizoje ku të dëshirojë, në baze të rekomandimeve mjekësore, dëshirave e mundësive të tij, ashtu si ai vepron për te gjitha analizat e tjera, pranë institucioneve, publike apo jo publike”, shprehet ish-ministri i Shëndetësisë.

Ai deklaron se “mohimi me vendime arbitrare, anti shkencore i kësaj të drejte thelbësore duke ndaluar të gjitha laboratorët e vendit që mund të realizojnë këto analiza (nuk kuptoj mbi cilat baza lejohet vetëm IShP për “tamponin” dhe QSUT për atë imunologjike!), cenon se pari një të Drejte Universale Personale te Njeriut! Së dyti kjo cenon edhe te Drejtën e Njeriut për Shëndet ,sepse duke minimizuar artificialisht në ekstrem numrin e të dy llojeve testimesh, pengohet zbulimi i gjendjes reale qoftë ndaj infektimit aktiv, qoftë dhe ndaj nivelit të imunizimit të popullësisë, duke e rrezikuar atë më tej ndaj kësaj epidemie, për shkak të pamundësisë të masave adekuate ndaj saj”.

Këtu për ish-deputetin mund të shtohet dhe cënimi i të Drejtës për Punë e Mirëqënie, që me këto “mohime” goditet rëndë, nga mos njohja e nivelit të infeksionit dhe imunitar, gjë që pengon marrjen e vendimeve adekuate per “Hapjen”.

“Në raste të tilla epidemie shteti ka për detyre t’i rimbursojë qytetaret që kryejnë këto analiza, të stimuloje laboratorët në nivel vendi për t’i realizur ato, duke i kontrolluar e mbledhur të dhënat përkatëse për t’i përpunuar e shfrytezeuar me tej dhe jo t’i shpalle ato “veprimtari armiqësore””, thekson Shehu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT