Nafta dhe benzina më shtrenjtë. Ja sa iu rrit çmimi në qershor

Karburantet u shtrenjtuan me 3,3 për qind në tremujorin e dytë të vitit, sipas Bankës së Shqipërisë.Vlera më e lartë e tyre u arrit në qershor, ku nafta dhe benzina u tregtuan me rritje 5.6 për qind.Banka qendrore thotë se rritjet në tregun vendas janë ndikuar nga rritja e çmimeve në tregun botëror, por në Shqipëri çdo vit rezulton se në çdo sezon veror karburantet shtrenjtohen.Shqipëria ka një barrë të lartë fiskale për tregtimin e naftës dhe benzinës. Madje, gazit të lëngshëm që përdoret për automjete i është vendosur në 2017-n akcizë.60 për qind e çmimit të karburanteve që blejnë qytetarët shqiptarë përbëhet nga taksat. Përveç taksave buxhetore, në çmim janë përfshirë dhe tarifa që i marrin koncesionarët privatë.Qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë në çdo litër naftë që shitet në treg, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7-10 lekë taksë rilicencimi.Këtyre katër taksave u shtohen edhe dy tarifa shërbimesh që paguhen për koncesionarët privatë; 1 lekë për litër për markimin e karburanteve dhe 1,4 lek për litër për koncesionin e markimit.Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është 20 për qind e çmimit final ose rreth 30 lekë për litër.Një litër naftë tregtohej sot në Tiranë me mbi afro 180 lekë për litër, nga të cilat rreth 110 lekë janë taksa./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT