24 raste të reja nga koronavirusi, Manastirliu jep shifrat e fundit në Kuvend

Ka shkuar në 518 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.
Shifrat e reja i ka bërë publike ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, teksa ka raportuar për situatën deri në këto momente.
“Në dy spitalet Covid në vend vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht 12 pacientë në terapi intensive dhe 4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren”, Manastirliu