Arlind Qori: Kemi degraduar në monarki, një person i vetëm merr vendime për çdo gjë që i shkrepet në kokë

Aktivisti Arlind Qori duke komentuar masat e marra nga qeveria për koronavirusin, thotë se vendi ka degraduar në monarki pasi një personi i vetëm merr çdo vendim që i shkrepet në kokë.
Sipas aktivistit, masat e qeverisë kanë karakter kaotik dhe kush guxon t’i shkelë kërcënohet me dhunë dhe ndëshkime.
“Ne po jetojmë në një situatë të jashtëzakonshme, që kërkon marrjen e masave shtrënguese. Problemi është se cila janë këto masa dhe nga ku motivohen. Mesa vë re unë ne kemi degraduar nga pikëpamja absolute në një monarki absolute, ku një njeri i vetëm, pa institucioni përreth, pa ligj, pa asgjë, merr vendime, ndryshime, çdo gjë që i shkrepet në kokë. Më shqetëson karakteri kaotik i masave të marra, ndonjëherë karakteri shtrëngues më shumë se duhet dhe mungesa e një debati të mirëfilltë shoqëror.
Mendoj se Rama nuk diskuton as me enturazhin e tij, asnjë ne nuk e dimë se cilët janë anëtarët e shtabit të emergjencës, cilat janë propozimet që ata kanë dhënë. Ajo që ne kuptojmë nga faqja e një njeriu në Facebook është që vendimet janë marrë dhe kush guxon nesër që të shkelë vendimet kërcënohet me dhunë dhe ndëshkime”, ka thënë aktivisti Arlind Qori në Ora News.