‘Zero tregti me Kosovën’, ministri serb: Reciprociteti më i keq se taksa 100 %

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç është shprehur në lidhje me heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë që prej prej 1 prillit.

Ljajiç theksoi se masa e re e reciprocitetit është më e keqe se taksa 100 %, ndërsa ka paralajmëruar se tregtia mes dy shteteve do të jetë zero.

‘Disa mallra kanë shkuar ndonëse në sasi të vogël, megjithatë transporti u bë. Nëse aplikohet reciprociteti siç është paralajmëruar, që në të gjitha faturat duhet të deklarohet se sasia dërgohet në Repulikën e Kosovës, ato mallra nuk do të shkojnë, sepse autoritetet tona doganore nuk mund t’i njohin këto dokumente, ndaj tregtia do të jetë zero’, tha mes të tjerash Ljajiç për mediat serbe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT