Buzhala replikon me Bushatin: S’mund të na kërkoni revolucion ne, kur ju keni në pushtet një autokrat si Rama

Mes atyre që kanë reaguar ndaj shkrimit të Andi Bushatit për revolucion në Kosovë nga militantët e Vetëvendosjes, është edhe Berat Buzhala.

Sipas tij, kjo thirrje është keqdashëse.

“Nuk ishin deshte vellezerit tane ne Shqiperi me kerku revolucion dhe rrebelim ne Kosove, kur ne vendin e tyre e kane ne pushtet nje njeri i cili qe dy mandate gradualisht e ka imponu nje autokraci te llojit te vet.

Kosova nuk duhet me u shnderru ne teater per eksperimente te tilla revolucionare, sepse ne kemi deshmu qe kemi institucione te pavaruara gjyqesore, sic eshte Gjykata Kushtetuese, ku palet i adresojne vrejtjet e tyre.

Pushteti me dhune nuk mund te mirret ne Kosove, aq me teper kur ne taborrin tjeter gjenden me shume se dy te tretat e deputeteve.

Kjo i bie sikur gazetaret e Arabise Saudite me kerku revolucion ne Egjipt ne emer te demokracise. Po duket pak keqdashese”, shkruan Buzhala.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT