‘Qeveria bën koncesion për qeleshet’, Basha: Ja ku janë 120 milionë euro, Rama të reagojë

Kryetari i PD Lulzim Basha në një video konferencë për mediat me gazetarët, në lidhje me situatën për koronavirusin, deklaroi se kjo qeveri ka kryer veprime skandaloze, sic është koncesioni deri për qeleshe.
Basha tha se qeveria çon paratë nëpër koncesione dhe jo për këtë situatë emergjente dhe se nuk ka dhënë për pandeminë as sa Kosova.
“Situata është kritike. Ka fjalë të mëdha dhe nuk ka vepra. Kosova ka vënë në dispozicion 170 mln euro, kurse Shqipëria ka vënë në dispozicion një të tretën e kësaj shume, edhe pse ka buxhet 2-fish më shumë se Kosova. Bizneset janë në panik. Të vendosen fonde mjaftueshëm për biznesin. Janë të shumtë shqiptarët në vështirësi ekonomike. Si do ta shtyjnë? Absolutisht për t’u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale, por janë hequr plot familje nga ajo listë.
Nuk ka xhiro për bizneset, nuk ka fitim. Paketa duhet të trefishohet. Një media ka bërë publike sesi është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”, tha Basha.
Lulzim Basha nënvizoi se duhen bërë më tepër testime nga se janë bërë deri më tani.
“Qytetarët dhe mjekët kanë nevojë për sa më shumë testime. Për shqiptarët, ky 3 mujor ka qenë më i rëndë se për evropianët, për shkak të rrethanave ekonomike. Ne së bashku do e kalojmë këtë të keqe. Në pandemi prijnë qytetarët me ndërgjegjen e tyre dhe patjetër mjekët e infermierët me punën e tyre sublime. Duhet të merren masa, në mënyrë që shqiptarët të kenë kushtet bazë, mos t’ju mungojë ushqimi, të kenë minimumin financiar për të jetuar në mënyrë normale. Uroj të ketë sa më pak humbje jetesh”, u shpreh Basha.
Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të ulej në një tryezë me Ramën për të diktuara mbi mënyrën e daljes nga kjo krizë, Basha tha; “Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.”
“S’ka nevojë që të merreni me modelet e vendeve që kanë fuqiy të tjera. Le të rrimë tek Kosova, Maqedonia e veriut,. Për të parë se si zgjidhen problemet dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit. Ne kemi propozuar një paket ë të plotë, që ka të bëjë me aspektin e masave në shëndetësi, detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Efektet e shtresave në nevojë dhe se si mund të garantojmë mirëfunksionimin e institucioneve në këto kohë krize. Përgjigja për pyetjen se ku ti gjej paratë është e qartë; anulo kontratat koncensionare 120 mln euro . Rialoko 140 mln euro, nga shpenzimet operative, luksi, që s’janë domosdoshmëri në kohë krize. Kjo do të administronte një situatë 2-3 mujore krize. Buxheti k a dhe rezerva të tjera për të përballuar krizën. Mos të shohim Amerikën, por Kosovën. Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.”, tha Basha.