“Nuk e keni idenë me sa entuziazëm u pritën mjekët shqiptarë”, ministri italian: Faleminderit Shqipërisë dhe popullit tuaj (Çfarë nuk shkoi me Europën)

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka falenderuar sërish mbrëmjen e sotme Shqiprinë dhe popullin shqiptarë për 30 mjekët dhe infermierët që qeveria dërgoi në Italinë mike.
“Ju nuk e keni idenë sa injektim, inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama, që bëri të emocionohen shumë qytetarë italianë, në sensin pozitiv. Sepse diskutimi i vlerave të përbashkëta, është një argument që flet për solidaritetin dhe miqësinë mes popujve dhe siç ka thënë Papa Françesku pak ditë më parë, askush nuk mund shpëtojë i vetëm nga kjo krizë. Unë besoj se Shqipëria, populli shqiptar dhe fjalët e Kryeministrit Rama përfaqësojnë atë vlerë europiane të solidaritetit, që ndoshta disa e kanë harruar. Por siç thashë edhe kur mbërritën mjekët dhe infermierët, kjo vlerë është mirëpërfaqësuar tek populli shqiptar, tek shpirti i Shqipërisë dhe tek qeveria shqiptare”, u shpreh Di Maio në një intervistë për emisionin Opinion.
Më tej, Di Maio tregoi dhe se çfarë nuk shkoi me Europën, me Unionin.
“Le të themi se në këtë moment në nivel europian jemi duke diskutuar mbi masat ekonomike që do të nevojiten të ndërmerren në të gjithë kontinentin dhe jo vetëm nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Unë uroj që në ditët në vijim të mundet të gjendet një zgjidhje, sepse e kam thënë qartë në të gjitha mënyrat , ne si qeveri duam të shpenzojmë të gjitha paratë që nevojiten për të ndihmuar popullin tonë, sipërmarrjet tona, punëtorët tanë, të rinjtë tanë, të moshuarit tanë, të papunët tanë. Dhe besoj se si kurrë më parë, në këtë moment nevojitet një shpirt bashkimi, vetëm me unitet do t’ja dalim të shpëtojmë. Pastaj mund t’ju them, se në momentin kur ne po flasim Gjermania ka pritur në spitalet e saj pacientët tanë, nga spitale të tjera europiane kanë mbërritur materiale mjekësore, kemi patur solidaritet dhe mbështetje edhe nga disa vende të Bashkimit Europian. Edhe ata që bllokuan maskat dhe ventilatorët tanë në doganat e tyre më telefonuan dhe kërkuan ndjesë. Pra unë besoj që Europa është në një test të rëndësishëm mbi politikat ekonomike dhe financiare, sepse janë ato që do të na lejojnë të ndihmojmë të rinjtë tanë të mos emigrojnë por të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në vendet tona”, u shpreh ministri italian Luigi Di Maio.