Deklarata e DASH për territoret, Mustafa thumbon Kurtin: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Mustafa shprehet se deklarata e SHBA-së është prova më e mirë që dëshmon se Albin Kurti iku nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, shprehet Mustafa në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT