PS-President, plas lufta me foto në lokalet e të fortëve. Meta në kompleksin e Hajrit?

Rritet temperatura e konfliktit mes mazhorancës dhe presidencës, të paktën sot në hapësirën virtuale të komunikimit. Tashmë veç akuzave dhe batutave publike, të dyja palët po publikojnë edhe fotot e njëri-tjetrit duke drekuar me të fortët, apo me persona në kërkim nga OFL-ja.

Foton e parë do ta publikonte këshilltari për median i Taulant Ballës, anëtari më i ri i Asamblesë së PS-së, Besjan Ajazi, teksa kërkonte që zëdhënësi i Presidentit Meta, të pëmbahej në qëndrimet e tij.

“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe keqpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.

Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit, atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër”, shkruan Ajazi, i cili poston foton e presidentit, e cila pretendohet se është realizuar në vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL. Ky kompleks u sekuestrua nga policia pasi grupi Hajri u implikua në marrjen peng dhe në vrasjen e Jani Prengës. Aty duket se Meta, si drejtues i LSI-së, po feston fitoren e zgjedhjeve, pasi në tavolinë është edhe deputeti i Durrësit i kësaj force politike, Lefter Koka, i cili më vonë nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, pas thirrjes së PD-së dhe LSI-së.

Foto e publikuar nga socialistët, ku Meta shfaqet së bashku me Lefter Kokën. PS pretendon se në tavolinë është Altin Hajri dhe dreka është në kompleksin “Golden” në Shijak. Gazeta “Sl”, 4 mars 2020

Reagimi i Presidencës, i kujton Ballës përgjimet

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës, ku zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i ka kujtuar kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, disa përgjime në zyrën e një ministreje që sipas tij, ka ndikuar në ekstradimin e vëllait nga Italia.

“Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë! Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike! Bashkë me të, edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllain nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën! Bashkë me to, tregoji SPAK-ut edhe shokët e motrës!

Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh! DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan Blushi.

 

Ciu Ciu Tao Tao! Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë!Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën!Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës! Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh!DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!

Gepostet von Tedi Blushi am Mittwoch, 4. März 2020

LSI u bashkohet akuzave dhe sqaron foton Metës

Luftës së fotove i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka nxjerrë foto të tjera, duke sqaruar edhe kohën dhe arsyen se pse ka qenë Meta në lokal, duke theksuar se vendi nuk është në kompleksin e Hajrave siç pretendohet.

Në foto Lefter Koka me deputetët e LSI. LSI pretendon se është e njëjtë me atë që akuzon PS se është te kompleksi “Golden”

“Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës. Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra. Meqenëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda (ministrja e Drejtësisë) mund t’ju sqarojë më shumë. Meqenëse e ke qejf OFL, mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë. P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”, shkruan Elona Guri, përfaqësuesja e LSI-së.

Rama në fushatë me Dakon, Klosin e Tahirin në një nga lokalet në Durrës, ku PD e akuzon se ka dalë me disa personazhe të krimit në Durrës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT