Pas sherrit dhe fyerjeve për taksën, Haradinaj dhe Kurti trokasin gotat (FOTO)

Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj janë parë nën shoqërinë e njëri- tjetrit pas përplasjeve për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe nga kryeministri aktual.
Në fakt festa e cila i bashkon është Dita Kombëtare e Bullgarisë dhe ambasada në Kosovë ka organizuar një festë ku janë ftuar edhe Ramush Haradinajn dhe Albin Kurti.
Të dy kanë pasur përplasje sa i përket taksës ndaj mallrave serbe. Pasi Albin Kurti hoqi taksën që kishte vendosur Haradinaj sa ishte në qeveri, ky i fundit shpërtheu në akuza duke e quajtur kryeministrin Kurti mashtrues.