Shqipëri-Kosovë mbledhje të përbashkët të qeverive, ja ku do mbahet

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti vizitoi sot Tiranën. Ai u prit me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, ku pas një takimi kokë më kokë zhvilluan edhe një konferencë për shtyp.

Në fjalën e mbajtur, Rama tha se kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e dy qeverive shqiptare të mbahet në Shkodër. Ai shtoi se kanë pasur një diskutim të hapur duke synuar një angazhim me një intensitet të ri.

“Mbledhjen e dy qeverive do të mbahet në Shkodër, ndërsa në mes dy mbledhjeve do të bëhen një komision për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve dhe problematikat e marrëveshjeve në mënyrë që të adresohen në mbledhjen e dy qeverive”, deklaroi kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT