KQZ “hap” thesin: Ja milionat që marrin partitë, sa përfiton PS, PD dhe LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondin vjetor të parave për partitë politike.
Në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi projektvendimin, “Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020”.
Fondi që është vendosur në dispozicion t137 partive është 140 milionë lekë.
Kjo shume ndahet si me poshte
1.Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047 lekë
2.Partia Demokratike 38.911.877 lekë
3.Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797 lekë
4.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477 lekë
5.Lista e Barabartë 4.841.667 lekë
6.Partia Socialdemokrate 5.369.137 lekë