140 mln lekë për partitë politikë, vetëm PS merr 63 milionë lekë

Plot 140 milionë lekë nga buxheti i shtetit do të përfitojnë paritë politike për vitin 2020.

KQZ në mbledhjen e sotme ka miratuar shpërndarjen e fondeve vjetore, për partitë politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020.

PS është forca e parë politike që përfiton më shumë fonde, 63.417.047 lekë, më pas PD 38.911.877 lekë dhe LSI 20.012.797 lekë.

Partitë e tjera që përfitojnë janë edhe PDIU, Lista e Barabartë dhe Partia Socialdemokrate.

Shpërndarja e fondeve

1. Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047 lekë

2. Partia Demokratike 38.911.877 lekë

3. Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797 lekë

4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477 lekë

5. Lista e Barabartë 4.841.667 lekë

6. Partia Socialdemokrate 5.369.137 lekë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT