Greqia kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë: Kushtet janë përmbushur

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet, shkruan Balkaneu.com

Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Radman, Nikos Dendias i ofroi Kroacisë ndihmën e Greqisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës së BE-së.

“Integrimi i Ballkanit përbën një qëllim strategjik për Greqinë, që nga Samiti i Selanikut, në vitin 2003. Ne jemi të bindur se kjo është mënyra më e mirë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë”, u shpreh ministri i Jashtëm grek.

“Natyrisht, ne mezi presim Samitin e Zagrebit për të marrë dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Dendias.

Sipas Athinës zyrtare, Tirana dhe Shkupi i kanë përmbushur kushtet e kërkuara.

“Vendimi për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të merret sa më shpejt të jetë e mundur është e rëndësishme, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e reformave në të dyja vendet, si dhe stabiliteti në rajon. Sigurisht kushtet e kërkuara janë përmbushur”, u shpreh Dendias.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT