Kushtetuesja merr në shqyrtim zgjedhjet e 30 qershorit, a ishin të ligjshme?!

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim zgjedhjet e 30 qershorit që u zhvilluan në vitin 2019. Vendimi për kalimin  e çështjes në Gjykatë, është marrë nga treshja e gjyqtarëve kushtetues. Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve është bërë nga opozita. GJK-ja ka marrë nën shqyrtim zgjedhjet e 30-qershorit pas kërkesës së Opozitës.

Vlefshmëria e zgjedhjeve është një nga kushtet e Bundestangut për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Burime për Top Channel konfirmojnë se Dhoma e Këshillimit e ka dërguar çështjen  për në mbledhjen e gjyqtarëve, të cilët  do duhet të vendosin për dërgimin ose jo të ankimimit të Ademit, për shqyrtim në seancë plenare.

Megjithatë kjo është vetëm një dritë jeshile në përpjekjen e opozitareve për të rrëzuar zgjedhjet lokale pasi aktualisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga katër anëtar, ndërsa për  një vendim përfundimtar mbi vlefshmërinë apo jo të 30 qershorit duhet një trupë e plotë prej 6 anëtarësh. Kjo do të thotë se ankimimi i Ademit për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit do duhet të pritet zgjedhja edhe të dy anëtarëve të tjerë që të plotësohet trupa gjykuese.

Ky vendim i Kushtetuesës merr një vëmendje të veçantë ne kushtet kur vendi vijon të jetë në krizë politike ndërsa palët kanë arritur të ulen vetëm për Reformën Zgjedhore që sipas tyre mund ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme lokale dhe parlamentare në një ditë.  Kujtojmë se Voltana Ademi në 18 korrik kërkoi shpalljen antikushtetues të zgjedhjeve të 30 Qershorit me argumentin se Presidenti anuloi dekretin./Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT