Një grup studentësh u rikthehen protestave: S’janë plotësuar pikat e Paktit për Universitetin

Një vit nga protesta e dhjetorit të kaluar që u mbyll pas miratimit të Paktit për Universitetin, një grup studentësh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës janë mbledhur paraditen e sotme
Studentët janë shprehur për mediat se kushtet në konvikte vijojnë që të jenë të njëjtat, sipas tyre mizerabël, Karta e Studentit nuk është adresuar te nevojat që ata kanë, ndërkohë që pakënaqësi kanë shprehur edhe për tarifën e shkollës, bursën, bibliotekën dixhitale dhe çështje të tjera.
Studentët që sot protestuan thanë se u organizuan vetë përmes lajmërimeve në rrjetet sociale, mes tyre dhe faqja “Rezistenca Rinore”.

