Gazetari i “Bild” i shkruan OSBE: Mos i besoni Ramës, armikut të mediave

Peter Tiede, gazetari i “Bild” që publikoi skandalin e vjedhjes së votave në Dibër, ka replikuar me përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ai shkruan se Edi Rama është një armik i medias së lirë.

“Vërtet besoni te Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun”, shkruan Peter Tiede.

Harlem Desir është zytari i vetëm i OSBE që tha se ligji i propozuar nga Rama është konsultuar me ndërkombëtarët.

BE, KiE dhe sot Ambasada e SHBA kanë kritikuar paketën “Anti-shpifje” të miratuar nga Parlamenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT