Edi Rama: Jam krenar për qeverinë që drejtoj

Edi Rama ka marrë fjalën në seancën plenare që po zhvillohet ditën e sotme.
Duke mos na surprizuar fare ai e ka nisur fjalën e tij duke rrahur gjoksin për veten dhe qeverinë të cilën ai drejton.
Ai shprehet se është krenar për punën që është bërë pas tërmetit të 26 Nëntorit, edhe pse një numër i madh familjesh janë ende në qiell të hapur.
Kështu ai ka zgjedhur që të nisë diskutimin për paketën “Antishpifje”. Kujtojmë se qindra gazetarë janë duke protestuar jashtë Kuvendit kundër kësaj pakete që cënon lirinë e Medias.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Më duhet të them dhe unë dy fjalë për ligjin kundër shpifjes, por së pari dua të shpreh dhe njëherë ndjenjën e krenarisë sime për qeverinë që unë drejtoj, për të gjithë ministrant dhe deputetët, dhe kryetarët e bashkive të angazhuar qysh në orën e parë për përballimin e pasojave tragjike të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit. Nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar që qeveria shqipotare të kishte bërë një gjë të jashtëzakonshme, ku mijëra e mijëra qytetarë u gjetën të pastrehë. Në më pak se 10 ditë mbi 13 mijë persona janë akomoduar në kushte, që kurrë më parë nuk i ka pasur një banor i RSH pas një fatkeqësie natyrore. “