“O Hoxhë, hera e fundit që më ndërpret”, Hajdari përplaset me Naçin: Më lini të flas se kam punuar më shumë se ju të gjithë bashkë

Duket se gara nuk është vetëm politike mes Ramës e Bashës në politikë, por edhe mes fondacioneve në bamirësi. I bashkon misioni për t’iu gjendur pranë shqiptarëve në nevojë, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë diferenca mes tyre, e ndoshta edhe përplasje. Arbër Hajdari e Elvis Naçi janë përplasur ditën e djeshme gjatë emisionit “Opinion” teksa diskutonin për idenë e shtëpive ekologjike, të cilën thanë më herët se ia kishin prezantuar edhe Kryeministrit Edi Rama.

Por duket se ajo që e nervozoi më shumë Arbër Hajdarin ishte fakti që sipas tij iu ishte ndërprerë fjala gjatë emisionit në mënyrë të përsëritur. Naçin e akuzoi se e kishte ndërprerë rreth 27 herë, ndërsa tha se i jepej fjala më pak nga të gjithë, “edhe pse kam volumin më të madh të punës ca keni bërë të gjithë ju bashkë”.

Së pari që kemi ardhur tek ide, kemi vrarë mendjen shumë dhe i gjithë ky panel këtu duhet të respektojë, sepse jam më i vogli në këtë panel dhe më jepet fjala më pak nga të gjithë. Edhe pse kam volumin më të madh të punës ca keni bërë të gjithë ju këtu bashkë, punë konkrete jo llafe.

Tani, së dyti ne nuk kemi propozuar një zgjidhje afatshkurtër, ne kemi propozuar një zgjedhje afatgjatë, kjo është një zgjidhje që njerëzit kështu po jetojnë sot në të gjithë botën e zhvilluar. Nuk është një zgjidhje për shembull siç është emergjent rasti i kontenierit, që mund ta përdorësh provizorisht. Ti i ke parë vetë në pjesën më të madhe të perëndimit, banesat janë të ndërtuara në këtë formë. Pra nuk është vetëm çështje lekësh, ës– deklaroi drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.htë edhe çështje cilësie që unë i kam parë nga afër këto.”

Gjatë shpjegimeve që bënte Hajdari për shtëpitë ekologjike dhe avantazhet që ato jepnin për qytetarët, por edhe për kostot financiare që po i ngarkohen shtetit, pati disa ndërhyrje nga Elvis Naçi.

O Hoxhë, është hera e fundit, ta mbyll. Po si tani kur flet hoxha ne e kemi që nuk flasim ne të tjerët. Ky është një projekt që fabrika ta jep për 45 vjet me dokument, pra edhe betoni sot që kanë shtëpi njerëzit, ka nevojë për mirëmbajtje gjatë kësaj kohe, nuk është se e bën me tulla dhe nuk ka nevojë për gjë tjetër. Kjo nuk është një zgjidhje emergjente që ne do t’i propozojmë njerëzve, definitive. Prandaj duhet që edhe ti (Blendi Fevziut) bashkë me mua, të vish kur të vijë shtëpia portabël, në mënyrë që t’ia propozojmë njerëzve. Shtëpia është me e lirë për shkak se prodhohet nga roboti, e prodhon fabrika në robot, nuk është tullë, llaç, veje mbi njëra-tjetrën që rrit kostot. Janë makineri të cilat e prodhojnë pjesë-pjesë, është gjithçka kompjuterike dhe kjo ul koston.” – u shpreh Hajdari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT