PD dhe LSI kundër planit anti-KÇK: Tentativë për të bllokuar SPAK e BKH!

Kanë ardhur reagimet e para nga opozita jashtë parlamentare për sa i përket planit anti KÇK të prezantuar ditën e sotme nga Kryeministri, Edi Rama.

E para që ka reaguar ka qenë Partia Demokratike, ku me anë të nënkryetarit Edmond Spaho e ka quajtur këtë plan si një tentativë për të bllokuar ngritjen e SPAK dhe BKH-së.

Ndërsa të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Ajo tha se kreu i qeverisë kërcënoi edhe bashkëpunëtorë të tij brenda PS-së, pasi sipas saj laku i ka ardhur në fyt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT