Potencialet turistike/ Tare: Shqipëria ende nuk ka gjetur një model turizmi

I ftuar në studion e FaxNews ditën e sotme ka qënë eksperit i turizmit Auron Tare, i cili ka folur për turizmin në Shqipëri dhe kapacietet e tij.

Sipas Tares, Shqipëria ka kapacietet të mëdha por i nevojitet ende shumë punë për ta parë turizmin si burim financiar.

Krahasur me potencialet e tjerë të vendeve, Shqipëria ka shumë për të bërë, këtu mungojnë shkollat e specializuara apo dhe modelet.”

Sa i përket turizmit autentik, Tare është shprehur se ende jemi në kërkim të një modeli të tillë.

Ne ende nuk kemi gjetur një model për këtë turizm. Siç nuk kemi dhe modele të qarta për problematika të tjera. Të huajt po na zbulojnë por kjo ardhje ka 2 probleme sepse njerzit sot kërkojnë shërbim, për atë që paguajnë duan shërbim.”

Veç llojeve të turizmit dhe rëndësisë së tij ai ka folur gjithashtu dhe për lehtësimin e taksës së hoteleve me 5 yje.

Është një hap pozitiv por problem është sa ndikim ka. Unë mendoj që heqja e taksave për turizmin malor është e nevojshme. Nëse ne bëjmë një kombinim mes detit dhe malit për të dal në një probukt shqiptar mund të kemi sukses.

Shqipria nuk ka nevojë të shpik, sepse ka modele shumë të mira. Modele të cilat na jepen nga vende të tjera turistike. Ideja e fermave është shumë e mirë sepse I nxit vendet e vogla të njihen, duke krijuar këtu ekonomi lokale.”

Lidhur dhe preferencat dhe kërkesat e turistëve të huaj ai është shprehur se në këtë rast deti lihet pas duke i dhënë më shumë prioritet malit. Ndërkoh që ka treguar dhe për një nga potencialet e pazhvilluar në Shqipëri siç është turizmi nënujor.

“Për të huajt është turizmi malor, malete dhe trashgimninë kulturore kurse për shqiptarët është deti. Ligji nuk e lejon të zhvillosh turizmin nënëujor. Sa I përket turizmit nënujor ky është një poterncial totalisht i paprekur por kërkon ligje, përkushtim, dhe shumë specifika.”

Gjatë bisedës nuk është lënë pa përmendur dhe projekti I 100 fshatrave së bashku me impaktin që do të ketë në turizëm.

Unë mendoj që është ende shpejt për të folur. Nëse ky projekt do të financohet ka për të qënë një hov shumë cilësor për turizmin shqiptarë. Por unë dua të theksoj se ky projekt duhet të jetë I fokusuar mirë në zonat e shqipërisë të cilat janë të panjohura të cilat kanë një trashgimini kulturore dhe etnike te jashtëzakonshme.

Unë dua që të që të jap një shemull, rruga Egnanti, e cila është një nga rrugët më të vjetra në botë por nuk I është kushtuar vëmendja e duhur.”

Në mbyllje të fjalës së tij eksperit Tare ka përmenduar gjithashtu dhe një nga problemet të cilat janë duke shqetësuar banorë të zonave të ndryshme, referuar këtu ndërtimit të HEC-eve në kanione.

“Këto të dyja nuk mund të jetojnë bashkë, por lufta bëhët për energji sot. Ne resurset do ti përdorim por duhet të balancojmë të ardhurat që ofrojnë ato zona.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT