Zgjohuni – KLD, Spahiu: Shqiptarët po konvertohen në grekë në jug të vendit !
Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka pohuar se ka një fluks të lartë të kërkesave të qytetareve për ndryshimin e kombësisë, kryesisht në zonat jugore të vendit.
Në një deklaratë per mediat, Spahiu tha se “jemi në një situatë të rrezikshme, kur ka një fluks dhe tendencë të qytetarëve për të ndryshuar kombësinë nga shqiptare në greke, nga shqiptare në kombësi të tjera”.
Ai iu beri apel strukturave shtetërore ta trajtojnë me shumë vemendje. KLD ka kërkuar një raport nga kryetarët e gjykatave për detajet, praktikat dhe statistikat e kërkesave për ndryshim kombësie.
Ky veprim është marrë nga KLD, pasi, sikurse tha Spahiu, “shpesh Gjykatat e Apelit Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë mbajnë qëndrime të ndryshme për praktika te njëjta, pasi shpesh herë i shfuqizojnë e shpesh herë i lenë në fuqi ato”.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut