Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Zgjohuni shqiptar, zgjohuni!

Kastriot Osmani

Thonë që të mos hapim kutinë e Pandorës. Por, kush po thotë vallë se kutia e Pandorës është e mbyllur !? Kush po fiton në emër të mbajtjes “mbyllur” të kutisë të kësaj Pandore?!

Pas dimrit të gjatë e të ftohtë,  erdhi pranvera e freskët me të reshura frytdhënëse dhe me një paralajmërim se vera do të bëhet me të vërtetë mjaftë e ngrohtë. Por, mesa duket kjo pranverë i gjeti shqiptarët tejet të përgjumur duke dashur që edhe në këtë stinë të shenjtë kohore të vazhdoj gjumin dhe mos të zgjohet që të shoh së çfarë po ndodh realisht.  “Fqinjët” tanë në menyrë të koordinuar po luajnë lojën, ndërsa ne jemi bërë pre e provokimeve dhe atentateve të ndryshme që dita ditës po irritojnë shumë e më shumë popullin shqiptar që pafajsisht po bëhet kurban i interesave të “fqinjëve”. Të ta arrestojnë policin kufitar në vendin tënd, të të vrasin qytetar  vetëm për arsye se me ngulm ka mbrojtur pragun e shtëpisë,  të të rrafin në vendin tënd të lindjes, të të akuzoj terrorist pa të gjykuar, e kjo është vërtetë e tepërt.
Ngjarjet e fundit që po ndodhin në shtetin pjellë të Titos, në Kosovë Lindore dhe në veri të Mitrovicës po shihet qartë se kuzhinat e Beogradit kanë ngritur plan dhe se nuk do të ndalin poqëse edhe politika jonë nuk ka një kundëraksion ndaj aksionit të bërë. Gjithmonë duke na sulmuar shumë ata kanë fituar shumë dhe në duke u mbrojtur  dicka që edhe Zoti të lejon të sulmosh atë që është tendën për ta mbrojtur, gjithmonë kemi humbur.
Vriten dy qytetar të Gostivarit nga një polic “maqedon” për pikë të qejfit, ndërsa MPB në mënyrë të turpshme në fillim deshi që ta racionalizoj aktin e bërë, e mediat  “maqedone” e minojnë këtë ngjarje. Por si bumerang vie vrasja e pesëfisht në Liqenin Smilkovës të Shkupit, ku i gjithë populli shqiptar u solidarizua me rastin dhe shprehi keqëardhje si nga institucionet në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, por c’ndodhi mëpastaj. Mediat “maqedonase” as që permendin ngushëllimin e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj rastit dhe vazhdojnë interpretimet e njëanshme të tyre duke shkaktuar irritim të pales “maqedone”. Ky nuk është fundi; në emër “të gjetjes” së vrasësve ata terrorizojnë popullatën në rrethinën e Shkupit (gjë që s’është hera e parë) dhe e keqja më e keqes krijojnë një problem të pabërë duke të akuzuar si institucion (kujdes, MPB nuk ka të drejtë të gjykoj) si radikalist islam ish ushtarë të UÇK-së, të moshuar të gjashtëdhjetave dhe gra, gjithë këta të pafajshem.
Ore ku ka kështu pos në Ballkanin tonë të dashur ?! Partitë shqiptare mbyllin gojën dhe behën lodra të politikës sllave duke harruar se këta janë zgjedhur si prijes të një populli që i besoi dhe i dha shansën që ta përfaqesoj dhe ta mbroj si di më së miri, por nuk po ndodh ashtu.
Protesta e Shkupit dhe ajo e Bujanocit ishin PIKA e madhe, ku populli tha se nga ju o politikan të kolltuqeve jemi lodhur dhe se do ta ngrisim zërin nga ky terrorizim që po bëhet. Mijëra protestuesit e Shkupit treguan se ishte MJAFT goditja e shqiptarisë dhe e deshqiptarizimit të qytetit të tyre qindvjeçarë. Por, prap mediat “maqedone” godasin protestën duke parë disa anime fetare aty dhe duke e bërë krejtesisht fetare ( e përmes kësaj duan që të na etiketojnë si shoqëri tejet orientale dhe të na afrojnë me “terroristët” islam; pjell e ndokujt tjetër ) duke harruar se ne SHQIPTARËT jemi URË lidhëse në mes perëndimit dhe orientit, pasuri që të gjithë do ta kenë lakmi, por që për fat të keq nuk e kanë.
Vëllezër  të mi dhe gjithë ju tjerët do ju them se neve shqiptarëve na sulmojnë vetëm se jemi SHQIPTAR, na godasin në fenë  tonë vetëm se jemi SHQIPTAR e jo musliman, po të ishte ashtu pse atëherë nuk po revoltohen dhe nuk po reagojne turqit, boshnjakët, romët musliman ndaj ofendimit të fesë të tyre?!? Ky fakt flet mjaft dhe nuk kam ndër mend që të vazhdoj mëtutje, vetëm se tu këshilloj vëllezërve  që ky agresion të ketë mbulojë SHQIPTARE, sepse vetëm përmes SHQIPTARIZMIT ne do të mbrojmë kombesinë tonë, gjuhën tonë, kulturën tonë dhe fenë tonë. Mënyra tjetër e mbrojtjes vetëm se do të shkonte në disfavorin tonë dhe do të humbim shumë.

Për në fund atyre që në emer të idealeve të mëdha po realizojnë interesa të vogla personale; SHIKONI se populli po ngulfatet dita ditës, po varfërohet shumë e më shumë, po rrahet, burgoset e vritet në shtëpi të vet, po mbyllet e po izolohet nga të gjithë, e po kjo ishte realizimi i politikave të juaja? Kjo është prespektivë europiane të cilët na e ofrojnë ?! Besoni apo jo, po të ishin gjallë gjithë ata që ranë për këtë tokë dhe gjakun e tyre ia dhuruan këtij dheu ku po shkelim, do të dëshpëroheshin pa masë. Kështu që të ulen në tavolinë, të unifikohen në mes veti se mbi të gjitha vëllezër janë ata që ditë për ditë po hahen e po përçahen, e ti dalim ballë kësaj politike që pa bashkim nuk do t’i rezistohet.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button