Ushtarët e ARM-së përkulen para dëshmorëve të UÇK-së (FOTO LAJM)
Për herë të parë, dëshmorët e luftës së 2001-shit janë nderuar në mënyrë institucionale. Kështu, sot në Slluçan të Kumanovës, pjestarë të ARM-së të shoqëruar nga zv. kryeministri Musa Xhaferi, ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, ai i drejtësisë Blerim Bexheti dhe zv.ministri i punëve të brendshme Xhelal Bajrami, janë përkulur para dëshmorëve të luftës së vitit 2001.
“Sot është 13 gushti dhe gjithë vëmendja e përkushtimi duhet të drejtohet këtu në Sllupçan, ne e zgjodhëm si vendin më simbolik për arsye se dëshmorët, ato që dhanë gjakun janë më meritorët që u arrit paqja dhe po garantohet interesi jonë kombëtar shqiptar dhe bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që sot të përkujtojnë kujtimin e tyre dhe të ndërgjegjësohen për të realizuar amanetet në interesin tonë kombëtar demokratik, që të përparojë vendi dhe të integrohemi në strukturat e NATO-s dhe BE-së atje ku janë popujt e civilizuar dhe përparuar. Lavdi të gjithë dëshmorëve, lavdi veprës së tyre”, tha zv.kryeministri Musa Xhaferri.
Megjithatë, në ceremoni nuk ishte prezent askush nga ministrat e VMRO-DPMNE-së ndërsa të pyetur nga gazetarët, funksionarët e lartë të BDI-së nuk kanë preferuar të japin sqarime për këto mungesa.
Ceremonia e homazheve në varrezat e dëshmorëve në Sllupan u organizua në 11 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.
Dëshmorët e dëshmorët e luftës së 2001-shit në Sllupçan të Kumanovës, sot për herë të parë janë nderuar në mënyrë institucionale.