Shqipëria, sfida pas zgjedhjeve
Shqipëria është duke u munduar shumë për anëtarësimin në Bashkimin
Europian. Por me mbylljen e numërimit të mërkurën, në ato që në perëndim
po cilësohen si të parat zgjedhje të pastra pas kaq kohësh në
Shqipërinë post-komuniste, një hap i rëndësishëm u hodh në rrugën e
gjatë e të lodhshme drejt komunitetit europian.
Fitorja i takoi koalicionit
te majte te udhehequr nga ish-kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama. Me
davaritjen e shpejte te frikes per nje perseritje te pergjakshme te se
shkuares, tani shtrohet pyetja nese nje pale zgjedhje te pastra, te
pakten ne kendveshtrimin ballkanik, mund ta lehtesojne rrugen e
Shqiperise drejt anetaresimit te shumedeshiruar ne BE. Ky ishte dhe nje
nga premtimet kryesore te partive gjate fushates elektorale. Dhe ky vend
nuk ka pak parti, – shkruan David A. Andelman, i ‘World Policy Journal’,- 66 e pakta.
Nese Shqiperia arrin te siguroje vertet aderimin ne bllokun europian,
ne kendveshtrimin e tij, ajo ka per te qene ne krye te listes se
shteteve me te fragmentuara politikisht ne mbare kontinentin.
Kete diversitet politik, Andelman tenton ta shpjegoje me nje batute:
Aty ku ke tre shqiptare, ke pese mendime te ndryshme. Padyshim, ashtu
ka lene te kuptohet edhe ambasadori i BE-se ne Shqiperi, Ettore Sequi,
ka ende shume pengesa deri ne marrjen e statusit te vendit kandidat.
Turqia, kandidate qe ne 1999-n ende nuk ka mundur te hyje ne rrethin e
BE-se se ruajtur me aq xhelozi. Megjithate, ne 1 korrik, Kroacia pret te
behet anetare me te drejta te plota, e kjo thote ai, mund t’i irritoje
shume shqiptaret, ne fund te fundit, ndajne te njejten vije bregdetare
me ish-republiken jugosllave qe fitoi pavaresine vetem 7 muaj pasi
fqinji ballkanik kishte rrezuar diktaturen komuniste.
Ndoshta
ajo qe po e mban Shqiperine jashte Bashkimit Europian eshte trashegimia
e gjate e korrupsionit, thote Andelman i cili ka qene ne Shqiperi
bashke me te shoqen e permend i cuditur nje episod qe nje te huaj
padyshim e befason: nje mercedes me xhama te zeza kalon semaforin teksa
eshte ndezur drita e kuqe, ndersa pak me tutje, dy police rrugore rrine e
kundrojne. M`u desh te frenoja fort qe te mos perplasesha, rrefen
ish-korespondenti i ‘New York Times” dhe “Forbes”, por policet nuk
reaguan. Dhe kjo nuk ishte hera e pare. Thjesht qe me episodin e
semaforit, ti arrin te prekesh Shqiperine e vertete, shton ai. Sali
Berisha tani shkon drejt terheqjes se merituar nga jeta politike.
Megjithate shqiptaret presin te shohin sesa do te ndryshojne vertet
gjerat ne vend.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.