Ironizon Gjergj Luca: 17 nëntor u çliruam nga regresistët në Bruksel (VIDEO)

Sipërmarrësi Gjergj Luca, njeriu i cili çdo ngjarje që ndodh di ta “shesë” ashtu si dhe duhet, ka vendosur që t’i vërë një shenjë të përbashkët 17 nëntorit, atë të Çlirimit të Tiranës dhe hapjen e grupkapitullit të fundit në Bruksel.

Përmes një video në profilin e tij zyrtar, Luca ka postuar një pikturë ikonike të Çlirimit të Tiranës, ndërsa në sfond tingëllojnë vargjet e At Gjergj Fishtës. Por, nuk mbaron me kaq, për ta pasuruar “skenografinë patriotike” me pak ironi, ai ka bashkuar në të njëjtën frymë Fishtën dhe komunistët.

“Unë jam Gjergj Luca dhe ky është himni im kombëtar. Mos më qortoni që kam vendosur krah për krah Fishtën dhe komunistët. Edhe vetë Fishta, po të ishte gjallë sot, do të ishte ministër në qeverinë e Ramës”, shkruan ai, me atë tonin tipik që të lë pezull mes humorit dhe provokimit.

Luca e ka zgjedhur si “himn çlirimi” një varg të njohur të Fishtës, me thirrje epike për veprim, sikur vendi të ishte edhe sot në vigjilje të një zgjimi kombëtar.

“Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfe, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnyesë a t’gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!”

Kështu Luca, me pak “show”, pak politikë dhe pak ironi, e ka kthyer 17 Nëntorin në një datë me dy çlirime, një historike dhe një diplomatike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT