Trump mund ta ftojë Putin në Samitin e G20 në SHBA, tërbohen liderët evropianë dhe aleatët!

Vladimir Putin mund të shkelë për herë të dytë në Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së Donald Trump.

Pas takimit të vitit të kaluar në Anchorage të Alaskës, ku Trump e ftoi për të diskutuar një plan paqeje për Ukrainën, këtë herë destinacioni mund të jetë Miami. Putin ka gjasa të marrë një ftesë për samitin e liderëve të G20, që do të mbahet në Florida në mesin e dhjetorit.

Sipas dy personave në dijeni të situatës, ende nuk ka një vendim përfundimtar, por Shtëpia e Bardhë po punon për të siguruar pjesëmarrjen e presidentit rus dhe për këtë po mban të informuar edhe palën kineze. Trump nuk e ka konfirmuar publikisht ftesën.

I pyetur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes së Putinit në samit, ai u përgjigj:

“Nuk e kam menduar ende.” Rikthimi i Putinit në tryezën e G20 do të kishte një rëndësi të madhe simbolike për Moskën, pasi do të dobësonte izolimin ndërkombëtar të Rusisë, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Por pjesëmarrja e tij pritet të shkaktojë reagime të forta nga vendet europiane të G20, si dhe nga Kanadaja, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut. Për këto vende, rikthimi i Putinit në tryezën e liderëve botërorë, pa bërë asnjë lëshim për Ukrainën, do të konsiderohej një provokim. Një sinjal se ky skenar është real erdhi pak ditë më parë në Asheville të Karolinës së Veriut, ku administrata amerikane ftoi në takimin e ministrave të Financave të G20 edhe ministrin rus Anton Siluanov.

Ishte hera e parë që një G20 i drejtuar nga një demokraci perëndimore rikthente një delegacion rus, duke zemëruar ministrat europianë. Sipas ekspertëve, Trumpi ka interes të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, veçanërisht në kuadër të strategjisë së tij për të ushtruar presion maksimal ekonomik ndaj Iranit.

Rusia është furnizuesi kryesor i Iranit me armë dhe produkte ushqimore. Shtëpia e Bardhë po përpiqet ta bindë Kremlinin të kufizojë mbështetjen për Teheranin, e besohet se për këtë çështje, edhe drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, besohet se ka diskutuar me homologët rusë gjatë vizitës së tij të papritur në Moskë në fund të gushtit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT