Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

Kryebashkiaku socialist i Patosit, Fation Duro këmbëngul se institucioni që ai drejton të mos shkrihet me Bashkinë Fier.

Gjatë konsultimit publik të mbajtur me qytetarët për reformën territoriale, kryebashkiaku socialist argumentoi se indeksi i funksionalitetit të Bashkisë Patos është më i lartë se ai i Bashkisë Fier, gjë që ngre pikëpyetje për shërbimet që do të marrin qytetarët nëse propozimi i mazhorancës miratohet nga Kuvendi.

Kryebashkiaku Duro vuri theksin edhe te përfaqësimi në këshillin bashkiak të Bashkisë së Madhe Fier, ku Patosi mund të ketë 3 këshilltarë. Sipas tij, 3 këshilltarë nuk do të kenë asnjëlloj ndikimi në vendimmarrje.

Procesi i konsultimit publik do të vijojë edhe në njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë Patos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT