Zgjodhi Shqipërinë për pushime, ministri Ermal Nufi pret në Vlorë homologun belg Theo Francken: Mundësi e mirë për të forcuar miqësinë!

Në një atmosferë miqësore, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mikpriti sot në Vlorë homologun e tij belg, Theo Francken, i cili po viziton Shqipërinë së bashku me familjen.

Ai e ka shoqëruar këtë takim edhe me një postim të shkurtër në rrjetin social.

“Një takim i ngrohtë për të ndarë disa momente larg angazhimeve zyrtare, si dhe një mundësi e mirë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin në kuadër të prioriteve të përbashkëta mes dy vendeve tona”, u shpreh Ministri Nufi përmes publikimit në rrjetet e tij sociale.

Francken nga ana e tij ka zgjedhur Shqipërinë si një vend për të kaluar pushimet verore me familjen e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT