VIDEO/ Izraeli bombardon portin e Gazës, të paktën 6 të vrarë dhe 10 të plagosur, mes viktimave dhe një fëmijë!

Të paktën gjashtë persona u vranë, përfshirë një fëmijë, dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në zonën e portit të Gazës sot (18 gusht), raportuan mediat palestineze.
Forcat Mbrojtëse Izraelite ( IDF ) konfirmuan se kishin kryer një operacion në zonë, duke synuar komandantët e Hamasit.
“Terroristët u goditën në një sulm ajror preciz me qëllim eliminimin e kërcënimit”, tha IDF në një deklaratë të ndarë në Telegram.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 1,265 palestinezë janë vrarë që nga 10 tetori 2025, kur hyri në fuqi një armëpushim i brishtë në enklavën palestineze.
JUST IN: At least 6 people were killed in Gaza by an IDF strike; among the targets of the attacks was a Hamas battalion commander. IDF: “Hamas terrorists were about to launch an attack on IDF forces in Gaza” pic.twitter.com/E6EeeV85PY
— Raylan Givens (@JewishWarrior13) August 18, 2026