Tragjike në Ksamil! Babai përplas për vdekje të bijën e mitur duke kryer manovra në parkim

Një ngjarje tragjike ka tronditur Ksamilin sot në 9 gusht, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një parkim privat pranë plazhit. Sipas njoftimit të policisë, babai i së miturës, shtetasi E. M., ishte duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”. Gjatë manovrës, dyshohet se automjeti ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.
Njoftimi i policisë
Ksamil/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në një parkim privat, pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, 4 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.