Tjetër aksident te “Unaza e Madhe” në Farkë, makina përplaset me fadromën, bien të dyja në rrugë! Një i plagosur

Një tjetër aksident dramatik rrugor ka ndodhur në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet është përmbysur së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës dhe duke bllokuar qarkullimin.
Për pasojë dyshohet se një person ka mbetur i plagosur nga përplasja dhe përmbysja e mjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë Rrugore.
Ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për lehtësimin e trafikut si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkaqeve të këtij aksidenti.
Pak javë ëm parë në këtë aks ndodhi një aksident tragjik me dy viktima, pasi një veturë u përplas me betonierën dhe ranë nga mbikalimi i Farkës.