Suedia në alarm nga shpërthimi i epidemisë së fruthit, shumica e të prekurve nën 18 vjeç! Shkak festivali muzikor

Autoriteti i Shëndetit Publik i Suedisë njoftoi sot (19 gusht) se ka regjistruar 21 raste të fruthit  të lidhura me një festival tradicional muzikor në veri të vendit.

Rastet u zbuluan në zona të ndryshme, por të gjitha lidhen me festivalin e muzikës Urkult, i cili u mbajt në veri të Suedisë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.

Shumica e njerëzve që janë sëmurë ishin nën 18 vjeç dhe shumica nuk ishin vaksinuar.

“Shpërthimet e fruthit janë të rralla. Vaksinimi kundër fruthit është pjesë e programit kombëtar të vaksinimit të fëmijëve dhe mbulimi i vaksinimit është rreth 95%”, tha autoriteti shëndetësor në një njoftim për shtyp.

Autoritetet rajonale të shëndetit po kërkojnë njerëz që kanë rënë në kontakt me rastet në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e virusit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT