“Shqipëria, me miq dhe familjen”, Grenell ndan foto nga pushimet në Vlorë

Një prej njerëzve më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka kaluar pushimet edhe këtë verë në brigjet e jugut të Shqipërisë.
Ai ka zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar.
Vetë Grenell ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet e tij në Vlorë, ku shfaqet nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve.
Krahas imazheve ai ka shkruar: “Shqipëria, me miq dhe familjen”, duke treguar edhe një herë afërsinë që ka krijuar me vendin tonë.
Richard Grenell është një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane dhe një emër me peshë në administratën e Donald Trump.
Gjatë mandatit të parë të Trump ai shërbeu si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa aktualisht mban detyrën e të Dërguarit Special Presidencial për Misione Speciale.