AK, protestë kundër Spiro Kserës: Financon me paratë e shqiptarëve “Agimin e Artë”
TIRANË – Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një protestë pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale kundër ministrit Spiro Ksera dhe aktivitetit të tij anti-shqiptar, të cilin e ushtron në bashkëpunim me nazistët e “Agimit të Artë”, të cilët i paguan prej vitesh si këshilltarë të tij.
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë vendosur në dyert e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale flamurin e “nazistëve grek” në shenjë proteste dhe revolte ndaj aktit tradhtar të Spiro Kserës dhe qeverisë së shtetasit, Sali Berisha, e cila ka në organigramën e saj nazistët e “Agimit të Artë”.
Aktivisti i Aleancës Kuq e Zi, Thanas Kosta, u arrestua nga policia, e cila tregoi se i shërben më mirë neo-nazistëve të “Agimit të Artë” se sa kombit shqiptar. Më poshtë gjeni deklaratën e plotë, të dhënë nga përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Augent Xhaferaj.
“Aleanca Kuq e Zi është këtu sot për të protestuar kundër tradhtarit Spiro Ksera dhe këshilltarëve të tij nazistë, të cilët paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe që vetëm kundër shqiptarëve punojnë ditë e natë”. “Spiro Ksera, ky zyrtar i qeverisë së shtetasit Sali Berisha paturpësisht vijon të heshtë ndaj aktit tradhtar dhe të dënueshëm ligjërisht të financimit të organizatave, që punojnë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, madje që synim kryesor kanë destabilizimin e Republikës së Shqipërisë”.
“Tradhtari Spiro Ksera duhet të hetohet penalisht nga Prokurori i Përgjithshëm, pasi ka paguar dhe vijon të paguajë Theofan Kaliviotin si këshilltar të tij personal, ndërkohë që Kalivioti vijon të marrë pjesë në protesta për pavarësinë e të ashtuquajturit “Vorio-Epir”.
“Kjo qeveri ka degraduar dhe sot që ne flasim ajo mbahet në këmbë nga nazistët e “Agimit të Artë”, të cilët punojnë brenda zyrave të Ministrisë së Punës së shqiptarëve. Sali Berisha ka humbur çdo logjikë dhe arsyetim, pasi ai e di që nuk gëzon mbështetjen e shqiptarëve, prandaj është bërë bashkëpunëtor i nazistëve të “Agimit të Artë”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.