‘Shkodra Turistike’/ KKT prezanton në Shkoder planin për turizmin ne Alpet e Shqipërisë
Një ditë pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Shkodër, është zhvilluar dhe mbledhja publike e Këshillit Kombëtar të Territorit për planin e turizmit për Alpet shqiptare.Kjo u shoqruar dhe me rezantimin e paketës së projekteve të asaj që kryeministri Edi Rama e quan “Shkodra Turistike”.Të premten, kryeministri njoftoi se është marrë vendimi për shpalljen zonë historike të qendrës së Thethit.“Kemi miratuar vendimin për shpalljen zonë historike të qendrës së Thethit, një premtim i bërë edhe në fushatë. Edhe rregullorja për mbrojtjen e qendrës dhe të gjitha asaj zone të jetë në mbrojtje”, deklaroi ai.Sipas shefi të qeverisë, paketa e projekteve do të sjellë investime kulturore dhe sociale në qytetin e Shkodrës.“Ka nisur me rilindjen urbane, ku është ndërhyrë në disa pika në Shkodër. Është një program me ekspertizë vendase dhe të huaj, një platformë shumë e rëndësishme për investime në zonën Alpeve”, tha Kryeministri Rama.