Kriza politike në Kosovë, edhe LDK refuzon kërkesën e Haxhiut për takim, në ngërç zgjedhja e Presidentit!

Pas PDK-së dhe Aleancës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takimin e thirrur për nesër nga Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar për mediat se partia e konsideron Haxhiun “një nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, duke bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur prej saj.

Ndërkohë, LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi ndërmjet kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në takimin e nesërm pritet të marrin pjesë Kurti dhe liderët e partive minoritare joserbe.

Haxhiu i ka ftuar të gjitha partitë politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Në ftesën e saj, ajo ka propozuar diskutimin për një emër konsensual për President të Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT