Gazetari Valjon Bela u shpall “Non Grata”, Berisha i del në mbrojtje: Atentat ndaj fjalës së lirë! Rama e shpalli të padëshiruar me urdhër të Vuçiç

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një konference për mediat nga Selia e Partisë Demokratike, ka dënuar shplaljen Non Grata të gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Valjon Bela.
Berisha hodhi akuza nga kryeministri Edi Rama, se e ka shpallur Belen “Non Grata” me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Kreu i PD-së më tej shtoi se shpallja “Non Grata” e gazetarit është atentat ndaj fjalës së lirë dhe mendimit të lirë, pasi Bela ka mbajtur qëndrime kundër kryeministrit shqiptar.
Berisha: Duhet të dënoj me forcën më të madhe shpalljen Non Grata të gazetarit të shquar nga RMV, Valon Bele, i cili është një luftëtar i lirisë.
Bele nuk ka ndarë për idealin e lirisë, penden nga pushka. Është një gazetar i njohur dhe ish-luftëtar i UÇK-së. Bele është një luftëtar i cili ka denoncuar në shkrimet dhe statuset veprimtarinë trdhatre të Edi Ramës. Ka denoncuar Ramën si argat i Vucic dhe kundër interesave të shqiptarëve.
Rama i ndalon hyrjen dhe ka shpallur Non Grata për Serbinë, duke zbatuar një urdhër të turpshëm të padronit të tij. Të shpallësh një gazetar non grata se ai nuk pajtohet me ty, bën një atentat ndaj fjalës së lirë dhe mendimit të lirë dhe shprehjes së tij,
Është në turpin e organizatave të gazetareve që nuk kanë asnjë prononcim, ku tregojnë kontrollin dhe varësinë nga pushteti.