Batutat e Ramës: Vlonjatët do dalin sot në ballkon, e do shajnë nga motra Coronavirusin! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama doli sërish në lidhjen e tij online, nga banesa e tij në Surrel për të lajmëruar shqiptarët që të mos dalin nga shtëpia. Rama tha se do të merren masa të ashpra, duke përfshirë gaz lotsjellës dhe presionin me ujë, për atë që kundërshton daljen nga shtëpia.
“Është e patolerushme sesi dalin njerzit turma turma, në një kohë që jemi në një luftë botërore. Do tu tregojmë vendin këtyre tradhëtarëve që dalin nga shtëpia”- u shpreh Rama.
Në fund të lidhjes së tij direkte, kryeministri shtoi se kishte pasur një kërkesë nga vlonjatët.
“Më shkruanin nga Vlora, se sot vlonjatët në orën 19:00, do të dalin në ballkon e do të shajnë nga motra koronavirusin. Shumë mirë do bëjnë dhe më vjen keq që sdo marrë pjesë edhe unë në këtë thirrje të vlonjatëve. E mbështes këtë ritual si deputet i Vlorës, por bëjeni nga ballkoni” – u shpreh Rama.